Zv.kryeministri Erion Braçe në një postim në Instagram, ka dhënë një këshillë për të moshuarit, ata që bëjnë pazare por edhe për të apasionuarit pas makinave të shtrenjta.
Për këta të fundit, Braçes thotë me ironi që në këtë situatë t’i bëjnë foto makinave të shtrenjta dhe t’i hedhin në Instagram, pasi nuk do njeri që t’i shohë rrugëve.
Sipas zv.kryeministrit, e gjithë kjo luftë nuk përballohet vetëm dhe secili të bëjë detyrën e vetë kurse mjekët dhe infermierët të vijojnë me punën.





