I pyetur nga gazetarët nëse do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve nëse do të njihen nga ndërkombëtarët, Sali Berisha u përgjigj duke thënë se vetëm Zoti mund ta ndalojë PD-në.

Berisha tha se “ta harrojë kush që mund të pengojë shqiptarët pa votuar edhe ata si kombet e lira.”

“Vetëm ai që është sipër mund të ndalojë PD-në pa bërë gjithçka për të mbrojtur votën e shqiptarëve. Ky popull do të votojë i lirë. Forcë në të nuk do të ketë të ndalojë shqiptarët të votojë i lirë.

Ta harrojë kush që mund të pengojë shqiptarët pa votuar edhe ata si kombet e lira”, tha kryedemokrati.