MOSKE – Rihanna është këngëtarja e përzgjedhur nga miliarderi rus Roman Abramovich për të kënduar në natën e ndërrimit të viteve. 

Ajo do të performojë më 31 dhjetor, në festën vjetore që do të mbahet në ishullin St Barts, në Karaibe, ku pritet të jenë rreth 400 të ftuar. Se sa do të jetë honorari për këtë mbrëmje të këngëtares nga Barbadosi nuk është njoftuar, por sigurisht që do të jetë disa qindra mijë dollarë amerikanë.   

Ndërkohë, miliarderi është në pritje të të bërit baba për herë të shtatë, pasi Daria Zukova, e dashura e tij, është sërish shtatzënë. 

Rusja, 30 vjeçare, e cila është redaktore e një reviste mode dhe pronare e një galerie arti në Moskë, pritet të lindë në pranverë. Ky është fëmija i dytë i çiftit, ndërkohë që pronari i Chelsea ka pesë fëmijë nga martesa e tij me Irinan.