Zbardhet dëshmia e 15-vjeçares që dyshohet se është abuzuar nga babai i saj. Ngjarja ka ndodhur në Golem ndërsa policia e Durrësit njoftoi sot arrestimin e babait të saj, shtetasit B. R., 48 vjeç.

Vajza 15 vjeçe në fillim ka folur me psikologen e shkollës duke denoncuar të atin për marrëdhënie seksuale.

E mitura është marrë në pyetje nga psikologet dhe ka rrëfyer se abuzimi ka nisur në moshën 10-vjeçare brenda në shtëpinë e tyre.

Psikologia dhe drejtuesit e shkollës kanë lajmëruar më pas policinë, e cila ka prangosur të atin. Vajza 15-vjeçare po i nënshtrohet ekzaminimeve. Ajo sqaroi mes të tjerash se abuzimi vijoi gjatë kohës kur në shtëpi nuk kishte njeri.

Nëna e të miturës, e pyetur nga uniformat blu, tha se nuk di asgjë dhe nuk ka dyshuar ndonjëherë te bashkëshorti.
Babai i saj nuk ka pranuar ne polici asgjë. “Absolutisht jo, nuk e kam prekur vajzën asnjëherë” tha ai para oficerëve të policisë.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.