Ylli i popit Adele është një hap më afër statusit EGOT, pasi fitoi çmimin Emmy për koncertin e saj në televizion “Adele: One Night Only”.

EGOT i referohet yjeve botërorë që kanë fituar Grand Slam-in e çmimeve amerikane, një Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony, duke mbuluar respektivisht televizionin, muzikën, filmin dhe teatrin.

Emmy i Adele i shtohet 15 Grammy që ajo ka marrë dhe 1 Oscar-i.

“Jam e lumtur”, tha ylli i muzikës pasi u vlerësua me çmimin e saj të fundit: “Zyrtarisht kam një EGO.”

34-vjeçarja pozoi me statujën e saj të fundit në Instagram, duke e shoqëruar me emoji duke qeshur.

“One Night Only” fitoi çmimin “Creative Emmy Aëards” në eventin e madh, që i paraprin ceremonisë kryesore të Emmy-s javën e ardhshme.