Afërdita Dreshaj në vëmendje të mediave tek lajmet rozë. Dailymail sjell sot disa foto ku thekson se burime kanë bërë të ditur se këngëtarja është fotografuar në Miami me aktorin e njohur, Leonardo Di Caprio. 

Por në foto, biondja në ballkon me aktorin nuk ngjan aspak me Afërdita Dreshjan, modele ne profesion dhe së fundmi dhe Miss Kosova 2011, Bjondja ngjason më shumë me Bar Rafalin, ish-in e Leos.

Miq të Aferditës kanë pohuar në fakt se modelja ka dalë me Leo Di Caprion, por vetëm si shok.

E megjithatë duket se shoqëria e Afërdita Dreshaj në SHBA është zgjeruar.

Para pak ditësh modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj bëri të ditur që është takuar me Justin Bieber. 

Në faqen e saj ajo ka publikuar një fotografi ku shkruan që ka marr dhuratë nga këngëtari i njohur, Craig David.

Nuk dihet se cili është rasti pse David i ka dhuruar asaj këto bluza me krahë të shkurtër për ushtrime, por edhe disa çokollata.