Aksident i rëndë në fshatin e Dardhës në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet tip “Jeep” ka dalë nga rruga.

Në mjet dyshohet se kanë qenë 2 persona, një burrë e një grua, ndërsa kanë marrë dëmtime.

Në gjendje më të rëndë shëndetësore dyshohet se është gruaja. Ambulanca dhe policia në vendin e ngjarjes, kanë nxjerrë personat e dëmtuar duke i transportuar drejt spitalit të Korçës.