Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Rrotull, në rrugën Manëz-Gjiri i Lalëzit, Durrës, ku kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Bëhet me dije se makina tip “Opel” me të cilën ata udhëtonin ka dal nga rruga duke përfunduar në një kanal.

Deri më tani mësohet se të lënduarit po transportohen drejt spitalit rajonal të Durrësit ku do të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, policia ka njoftuar ndalimin e shoferit të mjetit, i cili raportohet të jetë plagosur lehtë.