Një tjetër aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pak minuta më parë në vend.

Një automjet dhe një motomjet janë përplasur në aksin rrugor Sukth-Manzë.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes pasagjeri i motomjetit, ndërsa drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital nën kujdesine mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 21:15, në aksin rrugor Sukth-Manzë, një automjet ende i paidentifikuar është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. R.

Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë pasagjeri shtetasi M. N, që ndodhej në motomjet, ndërsa drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital nën kujdesine mjekëve.

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e tij

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.