Një aksident automobilistik i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (30 prill) në rrugën “Ali Demi” pranë spitalit Rajonal. Njëri prej automjeteve ka qenë i parkuar. 

Mësohet se nga përplasja ka mbetur e lënduar drejtuesja (femër) e njërit prej mjeteve e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore të specializuar. 

Në vendngjarje policia lokale për të rindërtuar dinamikën e aksidentit.