Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë–Ersekë, pranë fshatit Dvoran.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë është plagosur drejtuesi i tij. Ai është nxjerrë nga automjeti dhe po transportohet drejt spitalit të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.