Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Vorës, ku një motor është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka mbetur e plagosur një grua.

Siç duket dhe në pamjet e siguruara nga “DurrësLajm“, e plagosura qendron e shtrirë në mes të rrugës, ndërsa merr ndihmën e parë nga të pranishmit në vendngjarje.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.