Një automjet ka humbur kontrollin paraditen e sotme në Durrës, duke marrë përpara ndarëset metalike të rrugës pranë sheshit “Liria”.

Siç shihet nga pamjet që sjell “DurrësLajm” janë shkulur disa prej këtyre kunjave metalike që ndajnë karrexhatën me trotuarin.

Shkak dyshohet se është bërë lagështia në rrugë si dhe mjeti ka qenë duke ecur me shpejtësi të lartë, duke çuar në humbjen e kontrollit të mjetit.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati persona të lënduar.