Një aksident rrugor është regjistruar disa minuta më parë në Durrës.
Një automjet është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës pranë Portit.
Sikundër duket nga pamjet e siguruara nga “DurrësLajm”, si pasojë e përplasjes janë regjistruar dëme të shumta materiale.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia e Durrësit, por sipas informacioneve paraprake nga vend i ngjarjes, shkak i përplasjes mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë, në këtë aks kryesor dhe me lëvizshmëri të madhe në qytetin bregdetar.