Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës rreth orës 18:30 në kryqëzimin “Velia” në Peshkopi, ku një 27-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përplasur një efektiv policie.

Sipas informacioneve zyrtare, i riu me inicialet A.Sh, duke drejtuar një automjet tip “Golf”, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan, duke lënduar efektivin e policisë V.Gj., i cili ndodhej në shërbim.

Punonjësi i policisë është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga verifikimet paraprake rezulton se shoferi ishte nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit. Ai është arrestuar dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.