4 persona mbetën të plagosur këtë të premte në një aksident të ndodhur në fshatin Shkafane të Durrësit.

Burime zyrtare të policisë thonë se shoferi i automjetit ka humbur kontrollin e për pasojë ka dalë nga rruga. Të plagosurit u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

“Në fshatin Shkafane, Durrës, shtetasi H. C, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar pasagjerët shtetasit S. E, S. H, G. E dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha policia në një njoftim për mediat.