Policia e Durrësit ka dhënë detaje mbi aksidentin tragjik të ndodhur orët e para të mëngjesit në Manzë me pasojë 3 viktima e 2 të plagosur.
Si pasojë, kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit, Kleo Vrioni, 25 vjeç, dhe dy pasagjerët, Sara Brugentelli, 26 vjeçe, dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç.
Dy pasagjerë të tjerë, Rejsi Vrioni, 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë plagosur. Sipas informacioneve paraprake, 16-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.
Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.





