Një aksion i madh pastrimi është zhvilluar paraditen e sotme në vijën bregdetare të Durrësit në kuadër të Ditës Botërore së Pastrimit. Aksioni është përqendruar në bregdetiin e Rrushkullit, Hamallajt dhe Gjirit të Lalzit.

Nismës së ndërmarrë nga Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura i janë bashkuar vullnetarë dhe nxënës së shkollave 9-vjeçare të qytetit, si dhe studentë të UAMD.

Mbajtja pastër e mjedisit që na rrethon mbetet një detyrë primare për gjithësecilin, sepse përmes ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit që duhet të nisë që në moshë të vogël brezat edukohen për të ruajtur ambientin.

Aksioni i sotëm është shtrirë përgjatë gjithë vijës bregdetare të Durrësit.

M.B.