Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në lagjen nr.15 të Durrësit.

Siç duket edhe nga foto e mbërritur në redaksinë e “DurrësLajm“, flakët kanë përfshirë kodrinën e Spitallës.

Për këtë nuk ka ende një informacion zyrtar nga forcat zjarrfikëse, megjithëse sipas banorëve të lagjes periferike flakët, të favorizuara edhe nga era, po përhapen me shpejtësi.