Feriz Bardhi, është 40-vjeçari që u ekzekutua sot në lagjen 18 në qytetin e Durrësit.

Bardhi ka ndërruar jetë në sallën e operacionit, ndërkohë që shkoi aty i plagosur dhe mjekët nuk arritën ta mbanin në jetë për shkak të plagëve.

Feriz Bardhi nuk është një emër i panjohur në median shqiptare. Në vitin 2012, Bardhi është arrestuar nga policia italiane në Ascoli, sepse së bashku me një shtetas tjetër shqiptar Arif Qelia, u kapën me 700 gramë kokainë të pastër, dhe u akuzuan për trafik ndërkombëtar të kokainës, duke u cilësuar nga policia italiane si korrierë të drogës.