Makina luksoze, vila dhe apartamente/ Sekuestrohen miliona lekë pasuri të Admir Muratajt dhe familjarëve

12/04/2019 - 10:27

Apartamente, troje, pemëtore, vila dhe makina pafund janë pasuritë e sekuestruar familjes së Admir Murataj, 42-vjeçarit që konsiderohet koka e grupit të grabitjes së Rinasit që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Sipas prokurorisë, gjatë hetimit penal janë kryer verifikime për subjektet Admir Murataj dhe Aleksandër (Shpëtim) Murataj si dhe për 14 familjarë të tyre.

Prokuroria njofton se shtetasit Admir Murataj, Aleksandër Murataj si dhe familjarët e tyre janë subjekte për kryerjen e verifikimeve pasurore.

Prokuroria ka vendosur konfiskimin e 300 mijë eurove si prova materiale.

Përveç sa më sipër, shtetasve Admir Murataj, Can Murataj, Aleksandër Murataj u janë sekuestruar në kuadër të procedimit penal pasuritë e mëposhtme:

  • BMW X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;

  • Fouristradë Mercedes Benz;

  • Fuoristradë BMW X3 sekuestruar të pandehurit Aleksandër Murataj;

  • DODGE, sekuestruar shtetasit Can Murataj;

  • DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj;

  • Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;

  • Volkswagen Tiguan;

  • Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj;

  • Motoçikletë BMW sekuestruar në banesën e Admir Muratajt;

Rezulton se Admir Murataj, Aleksandër Murataj, dhe familjarët e tij janë subjekte të hetimit pasuror pasi janë identifikuar pasuri që nuk justifikohen nga burime të ligjshme.

Njoftimi i plotë:

“Kërkesa mbështetet në ligjin nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017. Procedimi Pasuror Nr. 2 datë 04.03.2019, ka filluar mbi bazën e verifikimeve të kryera e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda lidhur me të pandehurit Admir Murataj, Aleksandër Murataj dhe familjarëve të tyre.

Prokuroria për Krime të Rënda mbi bazën e vendimit nr.43 datë 24.04.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka dërguar për gjykimin procedimin penal kundër të pandehurve:

  1. Admir Nikaj (Murataj), i padënuar në Shqipëri, por në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurimi arrest në burg në mungesë.

  • I akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, (dt 03.12.2015; 13.02.2015 dhe 09.02.2017) të parashikuar nga nenet 136/2, 278/1,28/4, 333/a/1, 2 dhe 334/1 të Kodit Penal. 

  1. Dash Kupa, lindur dhe banues në Krujë, i dënuar më parë, me masë sigurimi arrest në burg.

  2. Ernest Kupa, lindur në Krujë, banues në Tiranë,  i dënuar më parë, me masë sigurimi arrest në burg.

  3. Neim Avdulaj, lindur në Vlorë, banues në Tiranë,  i padënuar më parë, me masë sigurimi arrest në burg.

  4. Ditjon Memlika, lindur në Tepelenë dhe banues Tiranë, i padënuar më parë, me masë sigurimi arrest në burg.

  5. Admir Çerpja, lindur në Lashkizë, Zallë-Dardhë, Dibër, banues në Kamëz, i padënuar.

  • Të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, më shumë se njëherë (për episodet e datave 03.12.2015, 09.02.2017) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e Grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nënët 136/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

  1. Fatjon Xhyliu në Ngurrëz e Madhe Lushnjë, me masë sigurimi arrest në burg.

  • I akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një epissod ( atë të datës 03.12.2015) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nënët 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal. 

  1. Dritan Sinani, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar. 

  1. Aleksandër Murataj lindur në Çerem Tropojë dhe banues në Tiranë, i padënuar, me masë sigurimi arrest në burg.

  • Të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një episod atë të datës 09.02.2017 “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nenet 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

dhe me viktimë subjektet: Uniqa Group Austria, Banka Kombëtare Tregtare sh.a, Banka Credins sh.a dhe Banka Union sh.a. 

Faktet kriminale objekt akuze janë:

1-Grabitja në tunelin e bankës, më 13 shkurt 2015 gjatë transferimit nga Union Bank për në Raiffeisen Bank, në Vjenë, Austri nga Rinasi të 900 000 Franga Zvicerane, 800 000 Paund Britanikë dhe 16.100 Euro, e paketuar në katër qese me peshë totale 49.80 kilogram.

2-Grabitja në Qafë Kashar më 3 dhjetor 2015 gjatë transferimit nga Credins Bank për në Raiffeisen, në Vjenë, Austri nga Rinasi të 1 800 000 Paund Britanikë, 800 000 Dollarë Amerikanë, 200 000 Dollarë Kanadezë dhe 200 000 Dollarë Australianë.

3-Grabitja pranë universitetit “Epoka”, më 9 shkurt 2017 gjatë transferimit nga BKT për në Rinas, të 2 400 000 Euro, 200 000 Dollarë Amerikanë, 260 000 Paund Britanikë, 85 000 Franga Zvicerane, 30 000 Dollarë Australianë dhe 30 000 Dollarë Kanadezë, e paketuar në tetë thasë.

Në 13 mars 2018, me arsyetimin se hetimet, në ngarkim të të pandehurve Admir Murataj, Dash Kupa, Ernest Kupa, Neim Avdylaj, Fadon Xhyliu, Ditjon Memlika, Admir Qerpja, Dritan Sinani dhe Aleksandër Murataj, ishin të plota dhe se çështja duhej të dërgohej në gjykim, ndërsa duhej të hetohej për bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm, bazuar në nenin 93 pika 1 gërma “ç” e Kodit të Procedurës Penale, u vendos ndarja e procedimit penal në dy procedime më vete:

-Një në ngarkim të të pandehurve (për të cilët është kërkuar dërgimi në gjyq i çështjes penale në ngarkim të tyre);

-Tjetri në ngarkim të personave të tjerë të paidentifikuar, pjesë e grupit të strukturuar kriminal, për hetime të mëtejshme dhe kërkesa për dërgimin në gjyq u pranua nga Gjykata e seancës paraprake me vendim 43 më 24 prill 2018 të Gjykatës për Krime të Rënda.

Në bazë të neneve 3 dhe 24 sipas ligjit Nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, rezulton se shtetasit Admir Murataj, Aleksandër Murataj si dhe familjarët e tyre janë subjekte për kryerjen e verifikimeve pasurore.

Gjatë hetimit penal janë kryer verifikime për subjektet Admir Murataj dhe Aleksandër (Shpëtim) Murataj si dhe për 14 familjarë të tyre.

Prokuroria ka vendosur konfiskimin e 300 mijë eurove si prova materiale.

Përveç sa më sipër, shtetasve Admir Murataj, Can Murataj, Aleksandër Murataj u janë sekuestruar në kuadër të procedimit penal pasuritë e mëposhtme:

  • BMW X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;

  • Fouristradë Mercedes Benz;

  • Fuoristradë BMW X3 sekuestruar të pandehurit Aleksandër Murataj;

  • DODGE, sekuestruar shtetasit Can Murataj;

  • DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj;

  • Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;

  • Volkswagen Tiguan;

  • Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj;

  • Motoçikletë BMW sekuestruar në banesën e Admir Muratajt;

Rezulton se për Admir Murataj, Aleksandër Murataj, dhe familjarët e tij janë subjekte të hetimit pasuror pasi janë identifikuar pasuri që nuk justifikohen nga burimet të ligjshme.

Konform ligjit nr.10192, datë 03.12.2009, ndryshuar me ligjin 70/2017 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe Trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, plotësojnë kriteret e zbatiumit të  nenit 3 pika 1, “a”, pasi shtetasit Aleksandër Murataj, dhe Admir Nikaj (Murataj), jane dërguar për gjykim nga  për kryerjen e veprave penale të “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nënet 136/2, 28/4, 333/a/1, 2 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe ndaj tyre dhe familjarëve të tyrë janë identifikuar pasuri të cilat zotërohen plotësisht ose pjesërisht, në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë, është e nevoshme aplikimi i masave parandaluese ndaj pasurisë.

Në interpretim dhe zbatim të nenit 11 të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar me ligjin nr. 24/2014” konstatohet se plotësohen njëkohësisht dy kriteret e përgjithshme që kanë të bëjnë me:

  1. Ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm, të bazuar në indicie që tregojnë se personat mund të jenë përfshirë në veprimtari kriminale;

  2. Zotërimi i pasurive apo të ardhurave, që nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre; si dhe të paktën njërit prej kritereve të veçanta, të parashikuara në pikat “a” dhe “b” të këtij neni.

Në rastin konkret plotësohet pika a e këtij neni, pra ekziston një rrezik real për humbje, marrje apo tjetërsim të fondeve, pasurive apo të drejtave të tjera, mbi të cilat parashikohet vënia në zbatim e masës së konfiskimit, sipas dispozitave të këtij ligji, pasi nëse subjekti i dyshuar “pronar” Aleksandër (Shpëtim) Murataj, Admir Murataj (Nikaj), apo personi i lidhur Can Murataj mund të kryejnë veprime juridike për tjetërsimin e pasurisë së identifikuar në emër të tyre.

Për shtetasin Aleksandër Murataj ka pasuri të regjistruar në ZVRPP Tiranë:

  1. Garazh 23 m2, blerë 4.000 USD;

  2. Apartament 100.5 m2, blerë 41.740 dollarë;

  3. Truall në emër Shpëtim Murataj (Aleksandër Murataj), 473.50 m2 fituar me kontratë 2.998.500 lekë në Yzberisht, Tiranë;

  4. Apartament 71 m2 në emër të Albana Alidhima, në Sarandë, blerë 3.698.316 lekë;

  5. Pemtore 608 m2 në Mjull, Bathore, Tiranë, Albana Alidhima, blerë 1.200.000.

  6. Apartament banimi në Sarandë, zona turizëm, Kanali i Çukës, porositur për 90.000 EURO;

  7. Vila dy katëshe e pabanuar në Prezë, Vorë në pronësi të shtetasit Admir Murataj (Nikaj), por herë pas here shkon ta pastrojë bashkëshortja e Admir Muratajt.

  8. BMW X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;

  9. Fuoristradë Mercedes Benz;

  10. Fuoristradë BMW X3 sekuestruar të pandehurit Aleksander Murataj;

  11. DODGE sekuestruar shtetasit Can Murataj;

  12. DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj;

  13. Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;

  14. Volkswagen Tiguan;

  15. Automjeti Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj;

  16. Motocikletë BMW sekuestruar në banesën e Admir Murataj.

Ndaj pasuritë e identifikuara të shtetasve Admir Murataj, Aleksandër Murataj dhe familjarëve të tyre duhet t’i nënshtrohen sekuestros, bazuar në nenet 3 deri ne 7, 11, 12, 14 dhe 15 e vijues të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama takoi në selinë e PS-së, shefen e Misionit të ODIHR, Adry Glover.

Kryeministri Edi Rama pritet të vijë sot në Durrës për të zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale për bashkinë e qytetit breg

Plazhi ka nisur, por një sërë kërkesash të reja të vendosura nga Ministria e Mjedisit, që kanë të bëjnë me krijimin e hartave të reja për

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka takuar ditën e sotme kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian D

Kolegji Zgjedhor shqyrton sot kërkesën e Idajet Beqirit, kreut të Partisë Uniteti Kombëtar i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të KQZ, i

Franca do të goditet nga një valë e nxehtë gjatë kësaj jave, me temperatura që parashikohen të shkojnë mbi 40 gradë Celsius.

Drejtori i Hekurudhave në Durrës, Ani Dyrmishi është thirrur Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen “339”, një pjesë e përgjimeve të s

Drejtori i burgut të Reçit, Gëzim Selimi është dorëhequr nga posti ditën e sotme.

Mbytet një pushues i moshës rreth 60 vjeç pranë Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Durrës.

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar ashpër lidhur me takimet e fundit elektorale të socialistëve, të zhvilluara brenda amb