Prokuroria e Tiranës, ka sekuestruar pasuritë e një polakeje në Shqipëri.

Anna Morgenstern, rezulton e përfshirë në investime në pasuri të paluajtshme, me burime të panjohura fondesh dhe dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Morgenstern, rezulton se është bashkëshortja e shtetasit gjerman Stephan Morgenstern, i kërkuar për mashtrim financiar dhe i arrestuar në aeroportin e “Rinasit” më datë 21.08.2023, pasi akuzohet se ka krijuar një skemë piramidale në nivel ndërkombëtar, nëpërmjet së cilës së bashku me individë të tjerë, kanë përfituar rreth 28 milionë euro.

Sipas informacionit të referimit “Interpol” dhe prokurorë nga pesë vende të ndryshme, kanë punuar për kapjen dhe bllokimin e aseteve të këtij shtetasi në Dubai.