Dy shtetas shqiptarë, të cilët dyshohet se kanë kryer më shumë se 20 vjedhje banesash në Zvicër janë arrestuar nga autoritetet lokale.

Raportohet se dy shqiptarët, 46 dhe 62 vjeç u shpallën në kërkim nëntorin e vitit të kaluar pas një vjedhjeje në zonën e tyre.

Pas arrestimit të tyre policia ka zbuluar se dy shqiptarët ishin autorë të rreth 20 grabitjeve mes viteve 2016 dhe 2023.

Autorët e dyshuar kanë përfituar nga mungesa e banorëve dhe kanë shënjestruar kryesisht shtëpi individuale. Në të shumtën e rasteve ata hynin duke thyer xhamat dhe vidhnin bizhuteri. Vlera totale e mallit të vjedhur dhe dëmi material arrin në më shumë se 100 mijë franga.

Dy të dyshuarit janë caktuar në paraburgim dhe do të raportohen në Prokurorinë Publike të Friburgut.