Ish-agjenti nga New Yorku, Frank Serpico, tha se Al Pacino e ka mishëruar më mirë sesa ai vetveten. Pacino, detektivin që zbulon korrupsionin në polici e ka luajtur në filmin "Serpico" në vitin 1973.

Revista "The Daily News" e ka intervistuar pikërisht Serpicon e vërtetë, tani 76-vjeçar, në Ghent të shtetit të New Yorkut, disa javë pas vdekjes së ish-kolegut të tij, David Durk.

Serpico, siç raporton agjencia “Associated Press”, qeshi kur i thanë se është i 41-ti në listën e heronjve filmikë në Institutin Amerikan të Filmit, menjëherë pas Lesit.

"Jam në shoqëri të mirë", tha ai me këtë rast.

Gazeta thotë se Serpico është duke përfunduar një libër dhe po kënaqet duke u shëtitur përreth.

Përpjekjet e Serpicos dhe Durkut kanë rezultuar me shumë tituj gazetash dhe me reformën policore për parandalimin e korrupsionit në radhët e "të kaltërve".