Mohamed Alabbar ka mohuar akuzat se në kompaninë e tij, Eagle Hills që do të marrë përsipër ndërtimin e Portit të ri turistik të Durrësit, ka aksionerë serbë apo nga vende të tjera të rajonit.

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, Alabbar u shpreh se në kompaninë Eagle Hills, është aksioner ai dhe disa partnerë të tij nga Abu Dhabi.

Jo, nuk ka aksioner të tillë, unë jam aksioneri kryesor në Eagle Hills, kam disa partnerë nga Abu Dhabi.

Edhe këtë mund ta kontrolloni dhe nuk do të gjeni gjë tjetër, iu premtoj. Në fakt, janë vetëm nga dy vende, nga vendi im, unë si Mohamed Alabbar dhe nga Abu Dhabi.

Dua të bëj një deklaratë, se nga dita që filluam dhe deri më sot, asgjë nuk ka ndryshuar”, theksoi ai.