Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë leje Erdgys Arrazit për të marrë pjesë në varrimin e 2 fëmijëve të tij të cilët u mbytën në lumin Buna së bashku me nënën e tyre Alma Arrazi.

Arrazit i cili po mbahet në paraburgim për shkaktim të vetëvrasjes, nuk i është miratuar ende leja nga ana e Prokurorisë për të marrë pjesë në varrimin e të miturve të ndjerë, vajzës së dytë Gresa dhe djalit 3 vjeçar, pasi vajza e madhe Erdgesta u varros dy ditë më parë.

Ndërkohë trupi i Alma Arrazit do të niset nga morgu i Tiranës drejt Durrësit paraditen e sotme për t’u prehur pranë nënës së saj në varrezat e reja të qytetit bregdetar rreth mesditës.

Familja e nënës, e cila u vetëvra dhe mbyti edhe 3 fëmijët e saj, nuk ka lejuar që 39-vjeçarja të varroset në Shkodër nga familja e bashkëshortit të saj.

Ndërkohë është kryer edhe autopsia në trupin e pajetë të Alma Arrazit në morgun e spitalit rajonal të Shkodrës dhe nuk ka shenja dhune.

Të afërmit e 39-vjeçares janë larguar tashmë drejt Durrësit duke marrë me vete trupin e pajetë ashtu siç kishin paralajmëruar në deklaratat e dhëna gjatë ditës së djeshme edhe pse familja Arrazi janë shfaqur të gatshëm që nusen e shtëpisë ta varrosnin ata duke thënë se kanë të gatshëm katër arkivola.