Fjalët se bukuroshja e njohur shqiptare, Almeda Abazi, është në një romancë me ish-futbollistin e njohur Sergen Yalcin, të cilat filluan të shkruhen para disa muajve, u hodhën poshtë nga të afërm të Almedës. 

Ata me çdo kusht tentonin ta përgënjeshtronin këtë lajm, pasi futbollisti Yalcin ishte shumë më i madh se Almeda në moshë, pra moshatar me nënën e saj. 

Ata s’do e kishin imagjinuar dot madje edhe vetë Sergen, i cili për mediat turke kishte deklaruar se nuk e ka takuar ndonjëherë bukuroshen shqiptare dhe ndiente keqardhje për fjalët që kishin dalë në media. 

Por duke qenë se e vërteta del në shesh, paparacët turq nuk kishin humbur durimin dhe ja ku vjen lajmi se Almeda dhe Sergen Yalcin shoqërohen përsëri bashkë. 

Ata janë kapur mat teksa shkonin për të darkuar në një restorant të njohur në Stamboll, ndërsa vetë Almeda ndodhej brenda makinës së futbollistit. 

Duke dalë nga restoranti për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, Sergen dhe sigurimi i tij janë konfrontuar me paparacët të cilëve u është drejtuar me pyetjen: “Kush ju tha që ne jemi këtu?” dhe më pas janë larguar menjëherë nga parkingu i restorantit me një makinë luksoze e markës “Jeep”.

“S’kam të bëj me atë vajzë, probabiliteti në dashurinë mes nesh është zero, të jeni të sigurt 100%”, ishin këto fjalët me të cilat Sergen është sqaruar në faqet e shtypit rozë turk muajve të fundit. Por tashmë fotot flasin