Stuhia tropikale Nepartak, e cila ka shkaktuar përmbytje në disa provinca në Kinë, po afrohet me shpejtësi drejt Tokios, ku po zhvillohen Lojërat Olimpike. Mbërritja e reshjeve të para të shiut në kryeqytetin japonez pritet mbrëmjen e sotme, ndërsa piku i stuhisë do jetë dita e nesërme.

Epiqendra e stuhisë është ende në Oqeanin Paqësor, teksa Japonia është zgjuar me qiell të vranët dhe lagështirë të lartë sot. Organizatorët e Lojërave, duke parë situatën e tillë atmosferike, janë detyruar të bëjnë ndryshime në lidhje me garat. Sporte si kanotazhi dhe harku pritet të mos zhvillohen ditën e nesërme për shkak se ata zhvillohen në ambient të hapur dhe në të tilla kushte do ishte e pamundur.

Përveç reshjeve të mëdha të shiut, priten edhe erëra me shpejtësi deri në 108 km/orë.