Përfundoi seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Durrës për kërkesën e bërë nga rusët dhe ukrainasi për lehtësim mase pas incidentit që ndodhi në Gramsh.

Në fuqi u la vendimi i Gjykatës së Elbasanit, e cila më 24 gusht caktoi arrest në qeli për Mikhail Zorin, Fedir Alpatov e Zvetlana Timofeeva,

Pas seancës, Avokati i shtetasit Ukrainas, Saimir Vishaj tha se të tre të huajt duhet të ishin lënë të lirë, pasi nuk ka fakte për kriminalitet, ndërsa sipas tij, vetë Prokuroria e Elbasanit do e pushojë çështjen.

“Ishte një debat shumë i madh ndërmjet mbrojtjes dhe gjyqtarit. Përpara një vendimi ku nuk ka fakt kriminal. Te tre duhet të ishin të lirë sot, asnjë nga vendet e botës nuk është marrë me studentë që janë blogerë. Do i drejtohemi Gjykatës së lartë me rekurs, e vetmja e drejtë që na u dha sot pas një maratone 2 orë e gjysmë. Prokuroria ka ndryshuar qëndrim, duke i konsideruar të pafajshëm përderisa nuk ka një vendim të formës së prerë, askush nuk mund të thotë për spiunazh. Mendoj se do të jetë prokuroria e Elbasanit që do ta pushojë këtë çështje herët ose vonë. Prova nuk ka për fakte kriminale”, tha avokati.

Lexo lajmin kryesor: