Arkitekti Indrit Hamiti dhe studio e tij e arkitekturës “Inceptio” janë shpallur fitues të çmimit të rëndësishëm ndërkombëtar BIG SEE Awards 2024.

Ky është konkursi më i rëndësishëm i arkitekturës dhe dizajnit të brendshëm në Evropë.

Studio “Inceptio” është shpallur fituese me projektin e hotelit “Marinaj”, të ndërtuar në Tiranë, 2 vite më parë, pranë Unazës së madhe.

Projekti i hotelit “Marinaj” është nominuar gjithashtu për çmimin Grand Prix në kategorinë e “Ndërtesave të Turizmit”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të realizohet më 15-16 maj të këtij viti në kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanë. Ky event do të bëjë bashkë profesionistë nga e gjithë bota për të festuar inovacionin dhe përsosmërinë në industri.