Zbardhet dosja e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe 9 personave të tjerë, mes të cilëve dhe ish-zyrtarë të bashkisë.

Vangjush Dako akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim dy herë. Ndërsa ish-drejtori i Urbanistikës në bashkinë e Durrësit, A. Q. akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimit të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin.

Në dosjen shkruhet se procedimi ndaj Vangjush Dakos ka nisur në vitin 2020, për “shpërdorim detyre” bazuar në kallëzimin e banorëve të pallatit të ndëruar nga shoqëria “Fakle” Sh.p.k me administrator F. F., banues në lagjen nr. 5 në Durrës.

Te akuzuarit ne dosjen e SPAK dhe masa e sigurise 

Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku i Durrsësit. Akuza: Shpërdorim detyre  2 herë. Masa e sigurisë: Arrest me burg

A. Q. ish-drejtori i Urbanistikës së bashkisë së DurrësitAkuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin. Masa e sigurisë: Arrest me burg

F. F., administrartor i firmës së ndërtimit Fakle Sh.p.k. Akuza: falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin. Masa e sigurisë: Arrest me burg

E. L., Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg

F. E., Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg

A. B., Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg

A. T., Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg

M.S., Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest në shtëpi

F. H., Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg

D.D., Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Në rastin e parë bëhet fjalë për dëmtimin e një pallati në Durrës që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe rasti i dytë për një procedurë prokurorimi projekt zhvillimor vlera e të cilit është “fryrë” duke kapur shifrën e 220 milionë lekëve të vjetra, nga përllogaritjet që ka bërë SPAK.

Po kështu, kontrolli i kuotës është bërë më 27 nëntor 2014 dhe pagesa e tarifës është bërë më 16 shkurt 2015. Më 19 maj 2015 është bërë pagesa e tarifës për lejen e përdorimit dhe më 27 maj 2015 është miratuar certifikata e përdorimit nga drejtori i Planifikimit të Territorit, A.Q. dhe po në të njëjtën datë është nënshkruar nga Vangjush Dako, si kryebashkiak në atë kohë, dhe shkresa i është dërguar Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës.

Sipas dosjes së SPAK, rezulton se për rastin e parë, atë të pallatit, zbardhja e lejes së ndërtimit është bërë më 14 tetor 2014 ndërsa pagesa e tarifës më 16 mars 2015. Kurse kontrolli i karabinasë së përfunduar është bërë më 10 shkurt 2015 dhe pagesa e tarifës më 9 prill 2015.

Sipas dosjes së SPAK, “aktet për këtë pallat janë përpiluar në një hark të shumë të shkurtër kohor dhe rezulton se qëllimi i vërtetë i zyrtarëve të Bashkisë Durrës por dhe i ndërtuesit ka qenë pajisja me dokumentacionin tekniko-ligjor të ndërtimit të objektit, i cili jo vetëm kishte përfunduar shumë kohë më parë, por dhe objektivisht ka qenë i pamundur të ndërtohet në një afat kohor prej 7 muajsh dhe në këtë afat kohor të përpilohen të gjitha dokumentet”.

SPAK evidenton gjithashtu se në projekt ishte parashikuar që ashensori të zbresë deri në pjesën e garazhdeve, ndërtim ky që nuk është bërë.