Arrestohet një 21-vjeçar në Durrës, ndërsa për një tjetër 20-vjeçar nisi procedimi penal në gjendje të lirë.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Ndërsa për shtetasin E. V., 20 vjeç, banues në Durrës, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.