Një 37-vjeçar në Durrës ka përfuduar në prangat e policisë pasi akuzohet për dhunë në familje si dhe ka kundërshtuar vendimin e gjykatës me veprimet e tij si dhe është proceduar një 20-vjeçar i cili ka tentuar t’i japë një efektivi policie 2.000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative për parkim të gabuar.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin:

I. M., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.    

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Propozimi për shpërblime që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”, shtetasin H. K., 20 vjeç, pasi ka tentuar t’i japë punonjësit të Policisë, 2.000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative për parkim të gabuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.