Arrestohet një person nga Shijaku, pasi u kap pa patentë duke drejtuar mjetin. Ai është 49-vjeçari me iniciale A.R.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin A. R., 49 vjeç, banues në Shijak, Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.