Një 54-vjeçar është arrestuar në flagrancë në lagjen nr. 11 të Durrësit, pasi ushtronte aktivitet të këmbimit valutor pa licencë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. P., 54 vjeç, banues në Durrës.
Ai u kap në lagjen nr. 11 duke ushtruar aktivitet të këmbimit të valutave pa licencë, në kundërshtim me ligjin.
Gjatë ndërhyrjes së policisë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash në valuta të ndryshme, si dhe bono thesari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.





