Një 39-vjeçar në Kavajë u kap me armë të ftohtë (thikë) dhe po procedohet në gjendje të lirë. Ndërkohë, një 14-vjeçar dyshohet për vjedhje telefoni dhe parash në Durrës dhe Rrogozhinë.
Po ashtu, një 26-vjeçar i shpallur në kërkim është proceduar për organizim të lojërave të fatit të paligjshme dhe vënien në dispozicion të ambienteve për këtë aktivitet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin në gjendje të lirë për disa shtetas. A. K., 39 vjeç, banues në Kavajë, u kap gjatë kontrollit fizik me një armë të ftohtë (thikë). Një 14-vjeçar dyshohet se i ka vjedhur një telefon dhe një shumë parash shtetases F. Q. në lagjen nr. 5, si dhe një shumë parash në banesën e shtetases Xh. Ç. në Rrogozhinë.
Gjithashtu, u kryen veprimet procedurale për shtetasin K. Ç., 26 vjeç, banues në Kavajë, i shpallur në kërkim, i dyshuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rasteve.