Detaje të reja janë zbuluar nga vetëvrasja e efektives së policisë, pasditen e djeshme në kryeqytet.

Zbardhet përmbajtja e mesazhit të dërguar për herë të fundit nga e reja, përpara se të merrte aktin e rëndë.

“Kur të vish derën po ta lë të hapur, Zoti të ruajt”, i ka shkruajtur e reja të dashurit të saj, i cili është vënë në prangat e policisë.

21-vjeçarja Aldorjana Loshi, u vetëvra me armën e shërbimit në banesën e saj në rrugën Ali Demi pasditen e së premtes.

Policia informon se: “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë.”