Arrestohet modelja e famshme Oriola Marashi.

Sipas asaj që raporton gazeta “Si”, emri i një prej vajzave të njohura Tiranës pritet të referohet në prokurori për hetime të mëtejshme. Siç tha burimi, Oriola Marashi u ndalua kur ishte me një autoveturë tip Audi.

Asaj iu gjetën dy qese farmaceutike të dyshuar si lëndë narkotike. Modelja ishte e shoqëruar nga J. Kurti si dhe E. Krasniqi.

Më tej i njëjti burim thotë se Oriola Marashi ka pohuar se hashashi është i saji dhe se ajo është përdoruese e lëndës narkotike prej rreth një viti.

“Për herë të fundit”– tha modelja- “kam pirë hashash para dy ditëve dhe shokët e mi që janë në automjet nuk dinin gjë për këtë fakt”.

Policia do ta referojë çështjen në prokurori ndaj modeles për veprën prodhim dhe shitje narkotikësh. Burimet thanë se droga është peshuar dhe ishte rreth 1.9 gramë.