Një minoren shqiptar i cili ishte kthyer në tmerrin e banorëve të disa lagjeve të Londrës si grabitës shtëpish, është arrestuar dhe ka dalë përpara gjykatës të së miturve “ West London Youth Court”.
16-vjeçari banues në Bedford, emri të cilit nuk bëhet publik me urdhër të gjykatës, akuzohet për një seri grabitjesh të shtëpive e tentativa grabitjesh në harkun kohor tetor-dhjetor 2022.
Madje edhe për dhunë ndaj një vajze në janar të këtij viti.
Ndaj tij rëndojnë 9 akuza.
- Për grabitje më 20.10.2022 në rrugën Clifton Road, Greenford, Middlesex, nga ku vodhi bizhuteri me vlerë £9,000.
- Në 12.10.2022 në rrugën Corring Way Ealing përsëri për grabitje bizhuterish, vlera e panjohur.
- Grabitje në të një banese në rrugën Petts Hill, Northolt, Middlesex, vlera bizhuve të vjedhura £2,775.
- Në 22.12.2022 në Colchester/ Essex grabiti në banesë një unazë dhe një orë me vlerë 5,600 stërlina.
- Tentativë grabitje shtëpie në rrugën Brentford Close, Hayes, MiddleSex.
- Tentativë grabitje 18.10.2022 banesë në Cleveley Crescent, London.
- Tentativë grabitje në 18.10.2022 banesë në rrugën Granchenster, Westfields Road, London.
- Në 24.10.2022 grabitje shtëpie në rrugën Mandeville Road, northolt, Middlesex.
- Në 10 Janar 2023 dhunoi një vajzë.