Sot ka përfunduar rikonstruksioni i një tjetër rruge në Durrës.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako ka njoftuar asfaltimin e rrugës së “Bllakëve”.

Kryebashkiakja shkruan se ky rikonstruksion i rrugës 650 metra të gjatë “lehtëson qarkullimin dhe i shërben rreth 400 banorëve të kësaj zone”.

Postimi i plotë:

Punojmë çdo ditë në shërbim të qytetarëve.

🚧 Kemi përfunduar shtrimin me asfalt të një tjetër rruge 📍 në Rrashbull.

Rikonstruksioni i rrugës së Bllakëve 6️⃣5️⃣0️⃣ metra të gjatë lehtëson qarkullimin dhe i shërben rreth 400 banorëve të kësaj zone.

Rehabilitimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës është pjesë e punës sonë të përditshme. ✅