Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e situatës së Covid-19 në vend ku mësohet se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Në njoftimin zyrtar, shkruhet se nga 393 testime që janë kryer, kanë rezultuar pozitivë 20 qytetarë, ndërsa 4 të tjerë janë shëruar.

Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 393 testime, ka 20 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 4 të shëruar në 24 orët e fundit

21 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 393 testime, nga të cilët 20 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Patos, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Sarandë.

Janë 150 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,995 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 21 Mars 2023)

Raste të reja ditore               20

Të shëruar në 24 orë            4

Të shtruar në spitale             5

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                        393

Testime totale                   2,046,216

Raste pozitive                      333,746

Raste të shëruara                  329,995

Raste Aktive                             150

Humbje jete                              3,601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      133

Fier                             6

Durrës.                      4

Berat.                         4

Shkodër.                    1

Vlorë                         1

Lezhë.                        1