Një ngjarje tragjike ndodhi disa ditë më parë në fshatin Brataj të Vlorës, ku në një gurore ndërroi jetë 24 vjecari Jurgen Veshi.

I ati i tij rrefeu me dhimbje te pamate momentet e fundit të të birit para e të largohej nga shtëpia, dhe momentin kur mori vesh lajmin e kobshëm.

“Ishte një fëmijë shumë i edukuar dhe punëtor. Që 12-vjeç kapi kazmën që të mbillte gjëra në kopsht. Kurrë nuk më tha jo.

U rrit shumë i ndërtuar si fëmijë, pa vese. Vetëm pranë familjes, ishte djalë i paqes dhe mirësisë jo i konfliktit.

Një djalë që u brymos prej halleve dhe ndjeu peshën e familjes që i vogël.

Edhe pse kishte shanse që të ikte jashtë vendit, nuk largohej sepse kishte hallin tonë. Atë mëngjes e përcolla tek dera bashkë me bashkëshorten.

Një djalë nga fshati më mori në telefon më tha ka ardhur Jurgeni, jo i thashë. Më tha se ka bërë një aksident në punë.

Mendova se kishte bërë një aksident e kishte lënduar ndonjë këmbë por ai dergjej në mal dhe ende nuk e kishin dërguar në spital.

Asnjë nuk ma jepte dot lajmin që djali kishte ndërruar jetë. Ma sollën vetëm në 2 të natës në shtëpi me arkivol”, u shpreh babai.