Zonja Erinda Ballanca bëri këtë të shtunë në Kuvendin e Shqipërisë betimin si Avokatja e Popullit.
Zonja Ballanca u zgjodh në këtë post më datë 22 maj 2017 dhe pas betimit të sotëm përpara deputetëve ajo ka filluar menjëherë detyrën si titullare e institucionit, në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve, për një mandat 5-vjeçar.
Zonja Ballanca është diplomuar me medalje të artë në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1996.
Ajo ka një përvojë të suksesshme 20-vjeçare si avokate, periudhë gjatë së cilës ka qenë e zgjedhur në pozicione drejtuese si në Këshillin Drejtues të Dhomës së Avokatisë së Tiranës, ashtu edhe në Asamblenë Kombëtare të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë.
Gjithashtu, gjatë periudhës së mësipërme, ajo ka qenë edhe lektore e së Drejtës Kushtetuese në Fakultetin e Drejtësisë, si dhe ka dhënë kontribut në hartimin e legjislacionit shqiptar, duke filluar që nga Kushtetuta e mjaft akte të tjera normative.
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca nis detyrën
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Task-forca zbret në plazhet e Pogradecit, kontrolle për zaptimin e bregliqenit
Atentati ndaj Trump në Pensilvani, raporti i Departamentit të Sigurisë Kombëtare zbulon dështimet serioze të Shërbimit Sekret që çuan në plagosjen e Presidentit
Burgim i përjetshëm, për mbështetësit e ISIS që vranë çift britanikë para krokodilëve
Periudha më e nxehtë e vitit/ Vala ekstreme nuk kursen as SHBA-në, mbi 25 milionë persona përballen me temperatura të larta





