Bie zjarr në katin e tretë të një pallati te Shkëmbi i Kavajës mëngjesin e sotëm.

Sipas burimeve zyrtare shkak është bërë një shkëndijë elektrike ndërsa mësohet se në pallat nuk kishte persona në momentin e ngjarjes dhe janë regjistruar vetëm dëme materiale.

“Më datë 26.07.2021, në orën 07:50, në lagjen nr.13, te Shkëmbi i Kavajës, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në një banesë në katin e 3-të, të një pallati në të cilën nuk kishte persona brënda.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.”, njofton policia.

Shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.