Bashkia e Durrësit ka bërë të ditur se në dy ditët e para grupet e verifikimit në terren kanë parë nga afër 273 banesa në total, duke kryer procesverbalet përkatëse për dëmtimet që kanë pësuar nga përmbytjet.

Në një postim në Facebook, kryetarja e bashkisë Durrës Emiriana Sako thotë se vetëm ditën e sotme ka përfunduar konstatimi i dëmeve në 173 banesa, ndërsa ditën e djeshme 100 të tjera.

Banorët e dëmtuar e kanë mirëpritur verifikimin që po bëhet nga grupet e specialistëve të bashkisë në terren ndërsa shtojnë se kjo është hera e parë që po konstatohen dëmet e shkaktuara nga kjo përmbytje.