Bashkia e Durrësit i është bashkuar nismës për dhurimin vullnetar të gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Në postimin e saj në “Facebook”, kryebashkiakja Emiriana Sako shkruan se dhurimi i gjakut është një mënyrë solidarizimi me të sëmurët që luftojnë për të jetuar.

Sako shton se një akt i tillë shërben dhe për ndërgjegjësimin e qytetarëve për të dhuruar gjak.

Postimi i Sakos:

Ju bashkuam nismës për dhurimin vullnetar të gjakut 🩸 për fëmijët talasemikë me moton “Kush dhuron gjak shpëton një jetë”.

Duke dhuruar gjakun ne solidarizohemi me përpjekjet e të gjithë atyre të sëmurëve që luftojnë për jetën. Çdo gram gjak i dhuruar do të thotë një ditë jete për fëmijët me talesemi dhe persona me sëmundje të tjera.

Një akt i tillë shërben edhe për ndërgjegjësimin e të gjithë bashkëqytetarëve që ti bashkohen nismës humanitare të dhurimit vullnetar të gjakut.