Bashkia Durrës ka publikuar në faqen zyrtare njoftimet e punësimit për vende vakante pranë Ndërmarrjes Rruga.

Kërkohen 4 punonjës si Agronom; Specialist/Inxhinier; Inxhinier Elektrik dhe Topograf.

1.Agronom
a)-Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional”, në Shkenca Bujqësore..
Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b)-Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion.
c)- Të kenë aftësi të mira komunikimi në grup.
d)- Të kenë aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit

2.Specialist/Inxhinier
a)-Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional”, në Shkenca Inxhinierike.
Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b)-Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion.
c)- Të kenë aftësi të mira komunikimi në grup.
d)- Të kenë aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit.

3.Inxhinier Elektrik
a)-Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional”, në Inxhinieri Elektrike.
Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b)-Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion.
c)- Të kenë aftësi të mira komunikimi në grup.
d)- Të kenë aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit.

4.Topograf
a)-Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional”, në Inxhinieri Gjeodezi .
Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në në të njëjtën fushë.
b)-Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion.
c)- Të kenë aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve si autocut, komunikimi në grup.
d)- Të kenë aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

a – Jetëshkrim .
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor).
Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit dhe listën e notave.
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
*Dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër: Do të bëhet në adresën : [email protected], brënda datës 31 Janar 2023.
Dorëzimi i dokumentacionit përbën kusht për kualifikimin e kandidatit.