Protestuesit e mbledhur në sheshin “Liria” kanë marshuar nga bashkia e Durrësit drejt e te Veliera me thirrje në kor: Dorëheqje! Dorëheqje!

Ajo që vihet re gjatë marshimit të tyre drejt bulevardit “Epidamn” ishte se shumë nga drejtuesit e bizneseve që operojnë në bulevard dolën jashtë dhe i mbështetën e përgëzuan, teksa të gjithë protestuesit i bënë thirrje të rinjve që ndodheshin në kafene që të çoheshin e të bashkoheshin me ta.