Më datë 20 janar, bashkia Durrës do të zhvillojë një tjetër konkurs për plotësimin e vendeve vakante të punës.

Në faqen zyrtare të saj bashkia ka publikuar listën me 6 kandidatë, të cilët do t’i nënshtrohen konkurimit në fashën orare 10.00-11.00, pranë bashkisë Durrës.

Lista me emrat e konkurentëve të përzgjedhur është si më poshtë:

Albert Bidoshi

Iris Grembi

Kiara Bega

Megi Kasa

Qemal Taipi

Rudina Trikshiqi

Rezultatet e konkurimit do të dalin më datë 21.01.2022.

Për të respektuar protokollet anti-covid, bashkia Durrës ka hartuar edhe një rregullore konkurimi, të cilën duhet ta respektojnë konkurentët pjesëmarrës.

Bashkia kërkon nga kandidatët dizinfektimin e duarve para se të hyjnë në sallën e konkurimit, si dhe përdorimin e maskës.

Mbi tavolinë, kandidatët duhet të kenë kartën e identitetit.