Në drejtorinë e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi janë dy vende vakante pune, për të cilat është shpallur konkursi. Në faqen zyrtare, bashkia Durrës njofton se 2 vende të lira pune janë në pozicionet:

  • Personel drejtimi automjetesh zjarrfikëse, 1 (një) pozicion (niveli bazë),
  • Personel asistent zjarrfikës, operues, luftues, 1(një) pozicion (niveli bazë)

Të interesuarit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar deri më 31 gusht 2021.

Kandidatët fitues do të renditen sipas pikëve të mara dhe përzgjedhja e kandidateve për tu
emëruar do të fillojë nga kandidati fitues që ka marë më shumë pikë.

Në dokumentin e mëposhtëm gjeni kriteret që duhet të plotësojë çdo kandidat dhe dokumentacionin e nevojshëm që duhet të dorëzojë në sportelet e Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun në bashkinë e Durrësit.